Kina krijoi ChatGPT-në e saj, duke avancuar kështu një hap më shumë në garën me SHBA-në për rritjen e përdorimit të produkteve të tilla.

Katër firma kineze të teknologjisë, përfshirë gjigantin Baidu Inc dhe SenseTime Group, lansuan chatbot-et e tyre të inteligjencës artificiale për publikun, pasi morën dritën jeshile të qeverisë. Baidu deklaroi e chatbot-i i saj i tipit ChatGPT, Ernie Bot, është tani plotësisht i aksesueshëm për publikun.

Një zëdhënës i SenseTime pohoi gjithashtu për Reuters se edhe chatbot-i i tyre, SenseChat, është hedhur në përdorim. Menjëherë pas kësaj, aksionet e Baidu dhe SenseTime shënuan rritje në tregun e Hong Kongut, me 3.1% dhe 2.7%. Lansimet e chatbot-eve të ngjashme njoftuan edhe dy kompani të tjera të inteligjencës artificiale, Baichuan dhe Zhipu AI.

Në ndryshim nga vendet e tjera, Kina u kërkon kompanive të dorëzojnë vlerësime të sigurisë dhe të marrin leje para se t’i lansojnë në treg produktet e inteligjencës artificiale. Autoritetet kineze i kanë rritur përpjekjet për t’i përkrahur kompanitë që zhvillojnë inteligjencë artificiale, teksa kjo teknologji është vendosur në qendër të garës së tyre me Shtetet e Bashkuara.

Mediat kineze raportuan se gjithsej 11 firma kishin kërkuar leje nga Qeveria, përfshirë pronarin e TikTok-ut, ByteDance and Tencent Holdings. Ekspertët konsiderojnë se vendimi i Pekinit zyrtar për lejimin e produkteve të inteligjencës artificiale mund ta forcojë ndjeshëm industrinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA