Iu gjet në banesë një kallashnikov dhe municion ushtarak, shpallet në kërkim një 66-vjeçar në Vlorë
31/08/2023 11:35
Një person është shpallur në kërkim për armëmbajtjes pa leje në fshatin Treblovë, Vlorë.
Policia ka kryer një kontroll të imtesishëm në banesën e një 66-vjeçari P.B dhe kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në të gjithë zonën. Si rezultat u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një arme zjarri kallashnikov dhe një sasi të konsiderueshme municioni luftarak.
66-vjeçari nuk është gjendur në banesën e tij dhe është shpallur në kërkim.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel