Gjykata italiane lë në burg Fatah Melloul, 27-vjeçarin algjerian që vrau me shtizë të riun shqiptar Klajdi Bitri pak ditë më parë në Ankona të Italisë.
“Algjeriani Fatah Melloul është i rrezikshëm”, tha gjykata. Ndërkohë që algjeriani nuk ka pranuar të flasë para tyre, duke shfrytëzuar të drejtën e tij për të mos u përgjigjur.
Klajdi Bitri, i lindur në Itali, me nënshtetësi shqiptare, u qëllua me një shtizë peshkimi nga algjeriani, pasi ndërhyri për të shuar konfliktin ku ishte përfshirë një shoku i tij. Nga autopsia rezultoi se shtiza i kishte prekur zemrën e mushkëritë, duke humbur menjëherë jetën.
Autori algjerian Fatah Melloul u largua pas vrasjes me një automjet tip Opel Astra ngjyrë gri, por u ndalua nga policia katër orë më vonë, teksa bashkë me të dashurën kishte shkuar në plazh.
Top Channel