Biden: Uragani Idalia me pasoja, nuk i kam harruar viktimat e zjarrit në Havai

31/08/2023 08:54

Erëra të furishme, shira të rrëmbyer, rritje e nivelit të detit!

! Stuhia Idalia është përplasur me të gjithë furinë e saj në shtetet amerikane të Floridës, Xhorxhias, Karolinës së Jugut dhe Karolinës së Veriut. Presidenti Joe Biden deklaroi se ka angazhuar agjenci të ndryshme qeveritare për të ndihmuar banorët e zonave të goditura, ndërsa theksoi gjithashtu se nuk i ka harruar as viktimat e zjarrit në Havai.

 “Kam folur me guvernatorët e shteteve të goditura dhe i udhëzova për të filluar vlerësimin e dëmeve nga uragani dhe nevojat e njerëzve atje. 95 miliardë dollarë fonde infrastrukturore do të shkojnë po ashtu në Maui për të ndihmuar në forcimin e rrjetit elektrik dhe për të instaluar teknologji që mund të paralajmërojnë njerëzit për rreziqe të ndryshme edhe në rastet kur ka ndërprerje të energjisë elektrike”, shprehet Biden.

I përballur me valët e njëpasnjëshme të motit ekstrem, zjarret që dogjën një qytet historik në ishullin e Mauit dhe uraganit Idalia që shkaktoi përmbytje të mëdha, presidenti demokrat që po kandidon për një mandat të dytë u përpoq të siguronte banorët e prekur se administrata e tij do t’i ndihmojë ata. Uragani Idalia goditi qytetin Keaton të Floridës në orën 7:45 të mëngjesit me erëra të forta që arritën shpejtësinë prej 200 kilometrash në orë.

Idalia u dobësua në një stuhi tropikale me erëra prej 113 kilometrash pasditen e së mërkurës, duke goditur edhe shtetet e Xhorxhias, Karolinës së Jugut dhe Karolinës së Veriut. Në Mauin e gjunjëzuar nga zjarret për të ndihmuar në forcimin e rrjetit elektrik dhe për të instaluar teknologji që mund të paralajmërojnë njerëzit për rreziqe të ndryshme edhe në rastet kur ka ndërprerje të energjisë elektrike. Disa njerëz në ishull, shtëpitë e të cilëve u dogjën janë ankuar se autoritetet nuk i kanë lejuar të kthehen në pronat e tyre.

Presidenti Biden bëri thirrje për durim, duke shpjeguar se materiali i rrezikshëm duhet të hiqet përpara se njerëzit të kthehen atje. Ai nënvizoi se askush nuk mund ta mohojë se bota po përballet me një krizë klimatike, pasi uragani Idalia goditi rajonin Big Bend të Floridës, duke detyruar evakuimin e miliona banorëve.

“Shikoni se si përmbytjet historike, thatësira më intensive, nxehtësia ekstreme, zjarret e mëdha kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme”, u shpreh Biden.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA