Partia Demokratike mbledh të shtunën, më 2 shtator, Kuvendin Kombëtar.
Përmes një deklarate për shtyp, PD e konsideron reformimin dhe modernizimin e saj si forcë politike, një moment vendimtar për të ardhmen e vendit.
“Një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve.”
Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë”- thuhet në njoftim.
Takimi organizohet tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, ora 10:00.
Top Channel