Organizata Botërore e Ushqimit thotë se në Shqipëri janë të paktën 400 mijë njerëz që nuk mund të paguajnë një dietë të shëndetshme ushqimi për vitin 2021.
Për të siguruar një dietë të tillë, një personi i duhen së paku 4.4 USD në ditë.
Dieta në fjalë flet për vlerën e kalorive që i nevojiten njeriut në ditë. Numri i personave që nuk ishin në gjendje të ushqeheshin me kaloritë e nevojshme ra në 400 mijë në vitin 2021, nga rreth 600 mijë që llogariteshin në vitin 2020.
Por ndërsa të shumtë janë ata që nuk kanë akses në ushqimin e mjaftueshëm, të tjerët po vuajnë nga mbiushqyerja, duke rrezikuar obezitetin. Shqipëria po përballet nga një rritje të mbipeshës dhe obezitetit tek të rinjtë vë në dukje FAO.
Në rang global, politikat vazhdojnë të nxisin prodhimin e drithërave dhe sheqerit, teksa qytetet po braktisin dita-ditës dietat tradicionale, si ajo mesdhetare
Organizata Botërore e Ushqimit bën thirrje se duhen rritur përpjekjet për konsumin e ushqimeve me vlera ushqyese, duke reformuar politikat e subvencionimit dhe përshtatjes së tregtisë së ushqimit.
Top Channel