Luftë globale kundër mjedisit, papa Françesku do publikojë një dokument për mbrojtjen e natyrës

30/08/2023 14:57

Papa Françesku, ka njoftuar se do nxjerrë një dokument të ri për mbrojtjen e natyrës.

Sipas tij, po e bën këtë sepse po zhvillohet një luftë e tmerrshme globale kundër mjedisit. Duke folur në seancën e përgjithshme të së mërkurës, Françesku tha se dokumenti do të lëshohet më 4 tetor, ditën e festës së Shën Françeskut të Asizit, shenjt mbrojtës i mjedisit.

Do të jetë një vazhdim i enciklikës së tij me ndikim papnor në 2015, e cila foli për nevojën për të mbrojtur mjedisin nga rreziqet dhe sfidat e ndryshimeve klimatike dhe për të reduktuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile.

Papa ka thënë se dokumenti i ri do të jetë një “përditësim” i “Laudado Si” të vitit 2015 me çështje aktuale. Duke e përshkruar natyrën si një “dhuratë të shenjtë nga Krijuesi”, papa u bëri thirrje njerëzve të mbajnë anën e “viktimave të padrejtësisë mjedisore dhe klimatike”. Ai bëri thirrje për t’i dhënë fund “luftës së pakuptimtë kundër shtëpisë sonë të përbashkët, është një luftë e tmerrshme botërore”.

Tetë vitet që nga botimi i “Laudado Si”, komuniteti global ka parë një rritje të ngjarjeve ekstreme të motit: valë të nxehtit më intensive dhe të zgjatura, zjarre më të shpeshta në pyje, uragane më të forta. Papa Françesku tha muajin e kaluar se këto fenomene tregojnë se nevojiten veprime më urgjente për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe u bëri thirrje liderëve botërorë të “bëjnë diçka më të prekshme për të kufizuar emetimet ndotëse”.

Ai tha se dokumenti i ri do të jetë një nxitje apostolike, një formë tjetër e dokumentit papal. Pasi u botua “Laudado Si”, disa katolikë konservatorë së bashku me lëvizjet politike konservatore dhe interesat e biznesit, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, kritikuan ashpër Papën për mbështetjen e pikëpamjes së shumicës së shkencëtarëve, që thonë se ngrohja globale është të paktën pjesërisht e shkaktuar nga njeriu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA