Inteligjenca britanike: Ushtarët rusë që refuzojnë të luftojnë dhe vuajnë nga gjendja e keqe morale

30/08/2023 09:32

Trupat ruse po refuzojnë të luftojnë dhe ushtria po vuan nga një “gjendje e keqe morale”, sipas inteligjencës britanike. 

Në përditësimin e saj të fundit mbi luftën, ministria e mbrojtjes tha se refuzimi për të luftuar “ka të ngjarë të reflektojë mungesën e trajnimit, motivimit dhe situatave të larta të stresit me të cilat përballen forcat ruse përgjatë gjithë vijës së frontit ukrainas”.

Dy ushtarë u dënuan ditët e fundit për të shërbyer të paktën dy vjet në një koloni penale për refuzimin për t’iu bindur urdhrave për t’u kthyer në Ukrainë.

Ata janë në mesin e afro 100 ushtarëve të burgosur në javë për refuzimin e luftimit, sipas një gazete ruse.

Ministria e Mbrojtjes tha se Rusia është duke e zbutur humbjen duke “përdorur një masë ushtarësh të trajnuar dobët në vijën e frontit”.

Që nga mobilizimi i pjesshëm i shtatorit 2022, Rusia ka përshtatur qasjen e saj ndaj luftës duke përdorur masën e madhe për operacione sulmuese dhe mbrojtëse”, raportoi Ministria e Mbrojtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA