Koreja e Veriut vihet në gatishmëri për luftë: Rrezik për luftë bërthamore!

29/08/2023 09:16

Kim Jong Un, i ka bërë thirrje ushtrisë së Koresë së Veriut të vihet në gatishmëri për luftë.

Thirrja e liderit të vendit të izoluar komunist vjen me qëllimin të parandalojë komplotet e rivalëve për pushtim, shkruan media shtetërore atje.

Deklaratat e udhëheqësit koreano-verior erdhën fill pas stërvitjeve të përbashkëta detare të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë. Manovrat nisën javën e kaluar, duke shqetësuar Penianin që gjithmonë stërvitje të tilla me përfshirjen e SHBA-së si dhe si një përgatitje të fshehta për pushtim.

Gjatë një fjalimi të mbajtur me rastin e Ditës së Marinës së Koresë së Veriut, Kim tha se ujërat pranë Gadishullit Korean tashmë janë të paqëndrueshme  “nga rreziku për luftë bërthamore”.

Veç stërvitjeve të SHBA-së me aleatët në rajon, ai përmendi edhe vendosjen e armëve të fuqishme amerikane në ujërat pranë Gadishullit Korean dhe një samit së fundmi mes SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë, ku u arrit një marrëveshje për shtimin e bashkëpunimin për mbrojtje, si kundërpërgjigje ndaj programit nuklear të Koresë së Veriut. Kimi i cilësoi presidentin e SHBA-së, Joe Biden, presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, dhe kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, “si kapobandat e tre shteteve”.

“Gjendja e krijuar i dikton marinës sonë t’i përqendrojë të gjitha përpjekjet për t’u bërë gati për luftë, në mënyrë që të jetë e gatshme për t’ia thyer armikut vullnetin për konflikt”, u shpreh ai.

Që nga viti 2022, Peniani vetë ka kryer më shumë se 100 teste armësh, shumica e të cilave përfshinin raketa bërthamore të krijuara për të goditur SHBA-në dhe aleatët e saj Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA