Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e policisë, në pranga dy vëllezër. Njëri prej tyre ishte në kërkim
28/08/2023 16:18
Dy vëllezër në Sarandë ranë në pranga pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe i penguan ata për kryerjen e detyrës.
Kështu shërbimet e policisë kanë arrestuar në flagrancë G. P., 43 vjeç dhe N. P., 35 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Ata kanë penguar punën e policisë teksa po shoqëronin njërin prej tyre në Komisariat, 43-vjçarin i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka goditur punonjësit e një shoqërie private për sigurinë, në Kakome.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel