Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm përfshinë të dielën Spanjën duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona.
Situata më kritike ishte në ishullin e Majorkës.
Për shkak të motit të keq, shumë banesa u përmbytën pasi niveli I ujit në rrugë shkoi në disa centimetra. Ndërkohë erërat e forta rrëzuan dhe shumë pemë. Stuhia goditi edhe Barcelonën e Valencian si dhe disa zona të tjera të gadishullit Iberik duke kapur të papërgatitur shumë njerëz. Sipas mediave spanjolle, në Vilassar de Mar, zjarrfikësit shpëtuan një person, pasi automjeti I tij u tërhoq zvarrë nga uji dhe u bllokua nën një urë.
Me motin e keq u përball dhe veriu I Italisë. Sipas meteorologëve, Europa do të përballet tashmë ne Ciklonin Poppea, i cili do të “fshijë” ditët e nxehta të verës.
Top Channel