Një 62-vjeçar është plagosur në Patos, pas një shpërthimi me bombul gazi.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne, në fshatin Margëlliç.

Shtetasi F. M., ka qenë duke montuar bombulën e gazit në banesën e tij, kur ajo ka shpërthyer dhe për pasojë i ka shkaktuar këtij të fundit dëmtime trupore.

62-vjeçari aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA