Për mjekët toksikologë stina e verës shihet gjithmonë si shqetësim për rritjen e numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike.
Gjatë frekuentimit të plazheve me shoqëri dhe club-eve deri në orët e para të mëngjesit të rinjtë tundohen drejt lëndëve narkotike. Mjekët thonë se ndjeshëm është shtuar numri i përdoruesve të kokainës.
Shqetësues gjithashtu është fakti se eksperimentimi i përdorimit të lëndëve narkotike nis në moshën 14-15 vjecare dhe tashmë nuk ka dallim të madh mes përdoruesve femra dhe meshkuj.
Përdorimi i lëndëve narkotike tek moshat e vogla, ku sistemi nervor është ende në zhvillim sjell dëmtime të mëdha të trurit. Kurimi sipas mjekëve është i gjatë, kërkon forcë, vullnet dhe bashkëpunim të vetë përdoruesit dhe familjes së tij.
Top Channel