Në Slloveni është mbledhur samiti strategjik i përvitshëm i Bledit. 

200 të ftuarit do të kenë mundësitë të shprehin pikëpamjet e tyre për çështje të ndryshme përmes 32 paneleve të diskutimit.

Motoja nën të cilën ka nisur ky samit është “Solidaritet për Sigurinë Globale”.

Pjesëmarrës janë 8 kryeministra mes tyre edhe kryeministri Shqipërisë Edi Rama, tre presidentë, presidentja e Këshillit të Europës, dhe 14 ministra të punëve të jashtë e të ftuar të nivelit të lartë.

Qeveria sllovene organizatore e forumit thotë se “ i 18 forum strategjik i Bledit synon të ndërtojë qasje të përbashkët mes komuniteteve globale në të ndërtuarin e shoqërive të qëndrueshme bazuar në solidaritet”.

Nisjes së forumit i parapriu një darkë  informale mikpritje nga kryeministri slloven  Robert Golob, me homologët e tij nga Ballkani Perëndimor.

Ulja në një tavolinë e të gjithë kryemistrave të Ballkanit në Slloveni është në një kontrast të fortë me darkën e kryeministrit Grek Mitsotakis dy javë më parë në Athinë.

Megjithëse Greqia një vend në BE, përmes mos ftesës të kryeministrit Rama në mënyrë demonstrative dhe aspak miqësore dëshmoi, klimën e acarua të marrëdhënieve ku është futur Athina dhe Tirana.

Shkaku, arrestimi Fredi Belerit.

Por një vend tjetër i BE si Sllovenia mundi t’i bëjë bashkë të gjithë udhëheqësit e Ballkanit.

Nga kjo foto e kësaj darke shihet kryeministri Edi Rama i ulur në krah të homologut Albin Kurti, pas një kohe të gjatë mos-takimi e marrëdhënie të ftohta krijuar pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive.

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon theksoi se Sllovenia do vijojë të jetë një mbështetëse e madhe e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Europë, ndërsa nënvizoi qëndrimin se procesi i zgjerimit duhet përshpejtuar në kushtet aktuale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA