Basha, homazhe në nderim të ish-prefektit dhe kryetarit të Bashkisë të Tiranës, Qazim Mulleti

28/08/2023 14:58

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me deputetet demokrate Flutura Açka dhe Merita Bakiu, bën homazhe në nderim të ish-prefektit dhe kryetarit të Bashkisë të Tiranës, Qazim Mulleti.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Basha shprehu vlerësimin për organizatorët që bënë të mundur që eshtrat e Qazim Mulletit të prehen në vendlindjen e tij.

Me këtë rast, Basha konfirmoi vendosmërinë për të hedhur të gjithë hapat e duhur për të shlyer borxhin moral që shteti dhe shoqëria ka ndaj të përndjekurve politikë dhe për nderimin e sakrificës së tyre në shërbim të lirisë dhe Atdheut.

“E sotmja është një ditë për të nderuar figurën e tij dhe për t’i shprehur mirënjohjen pasardhësve të tij. Shpreh vlerësimin për organizatorët që bënë të mundur që eshtrat e Qazim Mulletit të prehen në vendlindjen e tij.

Bashkë me pendesën dhe ndjesën e thellë të PD për vonesën në nderimin e figurave që i dhanë kaq shumë kombit por u denigruan dhe mbetën në errësirën e propagandës komuniste, konfirmojmë sot vullnetin dhe vendosmërinë tonë për të hedhur të gjithë hapat e duhur për të shlyer borxhin moral që shteti dhe shoqëria ka ndaj të përndjekurve politikë dhe për nderimin e sakrificës së tyre në shërbim të lirisë dhe Atdheut”- shkruan Basha.

Në 67-vjetorin e vdekjes, eshtrat e ish-prefektit të Tiranës Qazim Mulletit kanë mbërritur më në fund në vend, ku do të prehen në Tiranë. Arkëmorti i veshur me flamurin kombëtar mbërriti në Portin e Durrësit, rreth orës 07:00 të mëngjesit të 25 gushtit dhe pas kryerjes së procedurave, eshtrat u nisën drejt Tiranës; ditën e sotme janë kryer homazhet dhe më pas do të bëhet rivarrimi i tyre në vendlindjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA