51-vjeçari ndërroi jetë në spital, arrestohet një person në Kurbin! Policia: Pas sherrit e la të dëmtuar në kanal

28/08/2023 14:18
Foto Ilustruese

Zbardhet ngjarja e rëndë në fshatin Shullaz të Kurbinit, ku një 51-vjeçar humbi jetën për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në kanalin kullues pranë banesës së tij.

Pas hetimeve të thelluara, policia ka arrestuar një 59-vjeçar me inicialet I.L.. Mësohet se, shtetasit Y. T. dhe I.L. ishin konfliktuar verbalisht me njëri – tjetrin, dhe për pasojë viktima ka rënë në kanal, ndërsa shtetasi I.L., është larguar menjëherë pa i dhënë ndihmë.

Viktima u gjet nga familjarët e tij pranë banesës, me shenja jete, megjithatë nuk ia doli dot të mbijetonte duke humbur jetën pas dërgimit në spital.

“Bazuar në prova, u bë ndalimi i shtetasit I. L. 59 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, i shpallur në kërkim gjatë hetimeve. Ndaj tij, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia””- njofton Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA