Pas zjarrvënies në inceneratorin e Elbasanit, është tentuar t’i vihet zjarr edhe landfillit të Fierit pasditen e së shtunës.

Këto dy ngjarje kanë prodhuar reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme i cili thotë se ka kërkuar shtimin e masave të sigurisë në këto objekte.

“Kam urdhëruar Policinë e Shtetit”, thotë ministri Taulant Balla “të rrisë sigurinë pranë landfieldëve, fushave të mbetjeve në të gjithë vendin.

“Kam kërkuar që edhe policitë bashkiake të krijojnë shërbim 24 orë kontrolli dhe shërbimet zjarrëfikëse të jenë pranë për të parandaluar çdo zjarr-vënie” thekson Taulant Balla.

Policia e Shtetit thotë ministri i Punëve të Brendshme, ka dyshime që qoftë zjarri në Elbasan, qoftë tentativa në Fier janë të qëllimshme. Disa ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama duke folur për zjarr-vëniet e qëllimshme apeloi për një vlerësim të drejtë e të shpejtë nga gjykatat.

Kreu i qeverisë kujtoi se kjo mazhorancë në ndryshimet e kodit penale veprën penale të zjarrvënies së qëllimshme dënohet deri me 15 vite burg. Gjatë ditëve të shkuara, Policia e Shtetit ka vënën nën akuzë për këtë vepër penale disa persona mes tyre edhe atë i cili dyshohet për zjarrvënie në Laç.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA