Tiranë/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet një 42-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt Italisë

27/08/2023 13:59

Një 42-vjeçar nga Fieri i cili ishte i shpallur ndërkombëtarisht për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, është vënë në pranga.

42-vjeçari J. Sh. (G)., është kapur në një bilardo në Komunën e Parisit, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firenzes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA