Zjarri që përfshiu mbrëmë një parcel më barishte pranë landfillit të Fierit është vënë në kontroll.

Shefi i zjarrfikësve Zija Hyka njofton se është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Një ditë më parë, një zjarr që dyshohet i qëllimshëm u vendos edhe pranë inceneratorit të Elbasanit. Zjarri u neutralizua pas punës së bërë gjatë natës nga 70 punonjës dhe 15 mjete zjarrfikëse.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se ka urdhëruar Policinë e Shtetit të rrisë sigurinë pranë landfilleve në të gjithë vendin. Ai është shprehur se i ka kërkuar policisë bashkiake të krijojë shërbim 24 orë kontrolli dhe zjarrfikëse që të jenë pranë për çdo lloj rasti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA