Pezullohet projekti i turbinave të erës në ujërat e New York pas fitores së Trump në zgjedhje (fotot)
27/11 21:47
Të paktën një person ka vdekur pas shpërthimit në një pikë karburanti në Bukuresht të Rumanisë mbrëmjen e së shtunës.
Për shkak të zjarrit të madh, zyrtarët kanë zbatuar protokollin emergjent dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg zonës.
Tetë persona kanë pësuar lëndime nga zjarri dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Ministri rumun i Shëndetësisë, Alexandru Rafila, konfirmoi se një person ka vdekur dhe 57 vetë janë lënduar.
Si pasojë e shpërthimit, autoritetet kanë evakuuar banorët që jetojnë në shtëpitë private pranë pikës së karburanteve.
Kryetari i bashkisë së Bukureshtit, Peter Florentin, tha për transmetuesin Digi24 se edhe një shtëpi private ishte përfshirë nga zjarri.
Top Channel