Dy persona janë shpallur në kërkim për organizim të lojërave të ndryshme të fatit dhe për përdorim të kokainës në Malësinë e Madhe.
Një 34-vjeçar dhe një tjetër 19-vjeçar nga fshati Pjetroshan, Malësi e Madhe, kishin përshtatur lokalin në pronësi të tyre për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike.
Një 43-vjeçar tjetër po hetohet në gjendje të lirë pasi u kap në ambientet e këtij lokali.
Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker”, 6 makineta për lojëra fati, sende që shërbenin për këto lojëra, një sasi lënde narkotike kokainë, një fishek armësh imituese dhe 1 celular.
Vijon puna për kapjen e 2 bashkëpronarëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel