Mijëra bimë kanabisi në malet e Lezhës, Shkodrës, Krujës dhe Tropojës/ Arrestohet një person, nën hetim një kryeplak

27/08/2023 12:57

Reth katër mijë bimë kanabisi janë asgjësua në një operacion antidrogë në zonat malore të Lezhës, Shkodrës, Krujës dhe Tropojës.

Në Milot u vu në pranga autori i dyshuar i kultivimit të 219 bimëve të asgjësuara më herët. Shtetasi B. A. i kishte kultivuar bimët narkotike, në sipërfaqe të ndryshme në fshatin Malbardhë, Kurbin.

1932 bimë u asgjësuan në territorin e bashkive Shkodër dhe Vau i Dejës. 688 bimë u asgjësuan në malësinë e Krujës, njofton policia

Ndërsa 45 bimë u asgjësuan në fshatin Breg Lumë të Tropojës dhe u vu nën hetim kryeplaku i fshatit për shpërdorim detyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA