Foto ilustruese

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmë në Bulqizë, pas një konflikti me një 18-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në njësinë administrative Ostren.

Policia njofton se 18-vjeçari me iniciale A.A., ka goditur me thikë 25-vjeçarin me iniciale B.K.,25 vjeç. I lënduar ka mbetur dhe një tjetër shtetas, që ndërhyri për të ndarë të rinjtë.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por 18-vjeçari është vënë në pranga, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA