Zjarri bën ‘kërdinë’ në Berat! 300 ha shkurre e pisha dhe 600 pemë frutore të shkrumbuara në dy ditë

26/08/2023 10:15

Rreth 300 hektarë shkurre dhe pisha, si dhe rreth 600 pemë frutore, kryesisht ullinj, janë shkrumbuar nga flakët në malin e Shpiragut dhe kodrat e fshatit Mbreshtan në Berat.

Top Channel mëson se zjarri u shkaktua nga një rrufe në malin e Shpiragut, dhe më pas me ndihmën e erës u përhap në zonat përreth.

Është dashur ndërhyrja e Forcave të Armatosura dhe policisë nga toka, dhe helikopterit Cougar nga ajri, për të neutralizuar flakët. Vatrat rrezikuan fshatin Starovë dhe Ramanic, ndërsa edhe vetë banorët u përfshinë në aksionin për shuarjen e zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA