Thyen rregullat e qarkullimit, Policia Rrugore bën bilancin: 7623 drejtues mjetesh të ndëshkuar gjatë muajit gusht, 9 të arrestuar

26/08/2023 11:27

Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik, ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun e Fierit, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.

Në kuadër të monitorimeve, për muajin gusht, janë ndëshkuar me masë administrative 7623 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

  • 419 drejtues janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit;
  • 1242 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabura;
  • 635 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
  • 524 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
  • 524 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
  • 3922 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

Po ashtu, janë arrestuar 9 persona, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur, si dhe janë proceduar penalisht 43 shtetas që drejtonin motomjetet, pa leje drejtimi.

Policia e Rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA