Të helmuar, për ndihmë në Spitalin e Vlorës! Stabilizohet gjendja e turistëve të vegjël polak, fëmijët dalin nga Urgjenca
26/08/2023 09:04
Gjendja shëndetësore e turisëve të vegjël polak, të cilët mbërritën mbrëmjen e djeshme në Urgjencën e Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore pasi rezultonin të helmuar, është stabilizuar.
Me kërkesë të institucioneve shëndetësore fëmijët janë ndaluar të udhëtojnë drejt Shkodrës, për shkak të gjendjes shëndetësore ende të brishtë.
Akomodimi i tyre është marrë përsipër nga operatorët turistik. Nga urgjenca kanë dalë 22 fëmijët që ishin në gjëndje më të mirë mbrëmë.
Ndërsa pjesa do ta lërë urgjencën këtë mëngjes, gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar.
Top Channel