Finalizohet operacioni policor i koduar “Barrikadat”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit Klevis Kullafi, 22 vjeç, Skerdi Kurti, 22 vjeç, Brian Dafku., 22 vjeç, dhe Dritan Shehu, 20 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e saj e ndarë në doza, gati për shitje, 200 qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e kanabisit në doza, një grirëse për lëndën narkotike, si dhe tre aparate celulare.
4 shtetasit, pasi siguronin lëndën narkotike kanabis, e përgatitnin atë në doza, të cilat më pas i shpërndanin në rrugën “Bardhok Biba”, “Siri Kodra”, në bulevardin “Zogu i I”, dhe në Rrugën e Barrikadave.
Top Channel