Dhuna në familje vijon të jetë një problem që sa vjen e rritet. Vetëm brenda një dite në qarkun e Korçës janë regjistruar tre raste dhunë, dy prej të cilave janë brenda familjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 43 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.
Po ashtu prokuroria bazuar në materialet e referuara nga Policia e Maliqit, filloi procedimin në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 64 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen V. F., 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë, bashkëshorten e vëllait të 64-vjeçarit.
Prokuroria e Korçës, pasi u njoh me materialet e referuara nga Policia, filloi procedimin në gjendje të lirë për shtetasit B. Gj., 36 vjeç dhe E. L., 23 vjeç, të dy banues në Korçë, si dhe për shtetasin G. M., 41 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit, kanë goditur një 30-vjeçar.
Top Channel