Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka kërkuar ashpërsim të masave ndaj drejtuesve të automjeteve nën efektin e alkolit apo të drogës.
Pavarësisht arrestimeve të kryera nga Policia ndaj drejtuesve të mjeteve, përdorues të substancave të ndaluara në timon, për ministrin Balla kjo është e pamjaftueshme për edukimin e tyre që të qarkullojnë konform normave të Kodit rrugor në rrugë.
Duhen marrë masa më të forta “për tejkalim të shpejtësisë në qendra të banuara apo akse rrugore”, theksoi Balla.
“Duhen masa më të forta kundër drejtimit të mjetit nën efektin e alkolit apo drogës.
Policia ka kryer arrestime në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, nën efektin e drogës apo për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Masa më të forta edhe për tejkalim të shpejtësisë në qendra të banuara apo akse rrugore”- shkruan Balla.
Vlen të theksohet se, krahas bilanceve ditore, vetëm për muajn gusht në Fier janë ndëshkuar 7623 drejtues mjetesh; 9 shtetas janë arrestuar dhe 43 të tjerë janë proceduar penalisht.
Top Channel