Një 33 vjeçar, i vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, me bimë të ulëta, anash aksit Bushat-Barbullush, duke rrezikuar përfshirjen nga flakët, të mjeteve që qarkullonin në këtë rrugë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pasi janë njoftuar fillimisht nga banorët e zonës që një shtetas po u vinte flakën shkurreve dhe barishteve anash rrugës Bushat-Barbullush.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin e zonës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit A.M., 33 vjeç, banues në Trush.
33-vjeçari, duke iu vënë zjarrin bimëve të ulëta, në anë të aksit rrugor, rrezikoi përfshirjen nga flakët, të mjeteve të qarkullonin në këtë aks, si dhe të sipërfaqeve të mbjella dhe të banesave përreth.
Kodi penal parashikon dënime deri me 15 vjet burg për zjarrvënie të qëllimshme.
Top Channel