Gjendet kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar ku supozohet se vdiq Prigozhin
26/08/2023 19:17
Hetuesit rusë kanë gjetur kutinë e zezë të aeroplanit që u rrëzua të mërkurën në Tver të Rusisë, ku supozohet se humbi jetën shefi i grupit të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë persona të tjerë që ishin në bordin e fluturakes.
Komiteti hetimor tha gjithashtu se trupat e gjetur në vendin e rrëzimit do t’i nënshtrohen testit gjenetik për të konfirmuar identitetin e tyre.
Prigozhin – së bashku me drejtues të tjerë të grupit mercenar Wagner – besohet të ketë qenë në aeroplanin që u rrëzua në mënyrë misterioze të mërkurën. Ende nuk është paraqitur asnjë provë konkrete për të vërtetuar vdekjen e tyre.
Top Channel