Gërryenin me mjete të rënda, shtratin e lumit Mat, me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve, arrestohet 67-vjeçari, me inicialet Gj.K., banues në Fushë Milot, administrator i një subjekti për nxjerrje inertesh.
Ai në momentin e kontrolleve nga shërbimet policore i ka kundërshtuar për të mos lejuar kontrollin në subjekt.
Bashkë me të janë arrestuar edhe dy shoferët që bënin transportin e inerteve me trajlera.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kamionë të mbushur me materiale inerte dhe 1 ekskavator brenda në lum.
Operacioni i quajtur “River Cries” u zhvillua nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomike në DVP Lezhë në bashkëpunim me DRIKMT Lezhë me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore.
Top Channel