Biden tallet me foton e Trumpit në burg: “Djalë simpatik”!

26/08/2023 15:38

Presidenti amerikan Joe Biden nuk e humbi rastin të vinte në lojë paraardhësin e tij, i cili me shumë gjasë mund të jetë dhe sfidanti i vet republikan në zgjedhjte presidenciale të 2024-tës.

I pyetur për foton historikë të Donald Trumpit në burg, i pari ish president i SHBA-së fotografia e të cilit përfundon në regjistrat policore, Biden u përgjigj: “Djalë simpatik, është gjithë ai djalë, i mrekullueshëm”!

Fotografia e Trumpit si i arrestuar në një burg të Atlantës të enjten, njëkohësisht krijoi dhe dokumentoi një ngjarje të pashembullt në jetën amerikane si hera e parë që kjo ndodh në historinë e vendit.

“Ky do të jetë një moment që do të simbolizojë përgjithmonë se çdo të thotë të jetosh në këtë kohë”, u shpreh Marty Kaplan, profesor në Shkollën e Komunikimit Annenberg të Universitetit të Kalifornisë Jugore.

Trumpi i vrenjtur, sheh direkt në kamera para një sfondi të butë ngjyrë gri. Ai ka veshur një kostum blu, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe, me shpatulla brenda objektivit të fotografisë, kokën e anuar pak nga kamera.

Logoja e sherifit është shtuar në mënyrë dixhitale mbi shpatullën e tij të djathtë. Disa nga 18 të pandehurit e tjerë të çështjes së Xhorxhias, buzëqeshnin në fotot e arrestimit, por jo Trumpi, vështrimi i të cilit ishte sfidues sikur po shihte në sy një kundërshtar armiqësor. Sondazhet më të fundit tregojnë se ai ka një epërsi të ndjeshme ndaj rivalëve të tjerë në garën për kandidatin presidencial republikën, e sipas BBC, edhe aktpaditë e ngriutra njëra pas tjetrës nuk është çudi të bëjnë efektine  kundërt.

Në zonë kyce periferitë e Filadelfias, Pensilvanisë dhe Milëaukee, Ëisconsin, shkruan  Katty Kay, njerëzit tmerrohen aq shumë nga ideja e dërgimit të një ish-presidenti të SHBA në burg, saqë do të votonin për të zgjedhur përsëri Trump në Shtëpinë e Bardhë, ndoshta me shpresën se kështu ai mund të shpëtojë nga rreziku ligjor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA