27/11 17:41
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se do të ketë një hapësirë lidershipi pas vdekjes së Yevgeny Prigozhin.
Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të një avioni privat që u rrëzua pas nisjes nga Moska. Ai kishte udhëhequr një rebelim të dështuar kundër Presidentit Vladimir Putin në qershor.
Zyrtarët britanikë të mbrojtjes janë shprehur se hiperaktiviteti i tij, përpjekja për rezultate dhe brutaliteti ekstrem nuk ka gjasa të krahasohen nga ndonjë udhëheqës i ardhshëm i grupit Wagner.
Ata thonë se vdekja e tij me siguri do të kishte një efekt destabilizues, veçanërisht sepse dy udhëheqës të tjerë të Wagner, Dimitry Utkin dhe Valery Chekalov, që vdiqën në aksident.
Top Channel