Zelensky takim me ministrin e Jashtëm turk, në fokus marrëveshja e grurit

25/08/2023 16:19

Marrëveshja e grurit në Detin e Zi ishte një temë shumë e rëndësishme diskutimi gjatë takimit të sotëm të Volodymyr Zelenskyt me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Dyshja u takuan në Kiev për të diskutuar “shumë çështje të rëndësishme“, tha presidenti i Ukrainës.

Dalja e Rusisë nga marrëveshja e grurit, “formula e paqes” së Ukrainës, si dhe përgatitjet e saj për një Samit Global të Paqes në vjeshtë, ishin në krye të axhendës.

Ankaraja po shtyn Moskën që të kthehet në marrëveshjen e Detit të Zi, e cila u ndërmjetësua nga Turqia dhe OKB në korrik të vitit të kaluar.

Më herët, Kremlini tha se Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recip Tayyip Erdogan do të zhvillojnë bisedime personalisht së shpejti, por nuk tha se ku do të takohen liderët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA