Vuri në mesnatë muzikë të lartë në lokalin që kishte në pronësi, vihet nën hetim 33-vjeçari në Himarë
25/08/2023 16:13
Pronari i një lokali u vu nën hetim në Himarë, pasi vendosi muzikë jashtë orarit të lejuar në biznes.
Policia ka evidentuar gjatë natës muzikën e lartë në lokalin që ndodhet në lagjen “Spile” të qytetit bregdetar.
Ndaj të riut nisi procedimi për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndërkohë që janë sekuestruar pajisjet e muzikës.
Top Channel