Një 27-vjeçar që dyshohet se shiste lëndë narkotike në qytetin e Shijakut është vënë në pranga këtë të premte.

Në operacionin policor të koduar “Zona”, Dorjan Sherifi u kap me kokainë gjatë kontrollit fizik dhe në automjet. Lënda narkotike u gjet në doza të gatshme, të cilat së bashku me një peshore elektronike, automjetin dhe një celular, u sekuestruan nga policia.

Nuk dihet nëse i riu kishte bashkëpunëtor, ndërkohë që për rastin ka nisur një hetim nga Prokuroria e Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA