Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi u kap duke shitur doza kokaine në lagje të ndryshme të Shijakut.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Forcës së Posaçme “Shqiponja” arrestuan në flagrancë shtetasin Dorjan Sherifi, 27 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte Sherifi, u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje dhe një peshore elektronike, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA