Babë e bir kanë rënë në pranga pasi shisnin kanabis në lokalin e tyre në Kashar.
Fillimisht policia ka ndaluar në afërsi të liqenit të Kasharit, 21-vjeçarun D. V., , të cilit gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Nga verifikimet rezultoi se i riu e kishte blerë kanabisin në lokalin e 50-vjecarit D. K., dhe 20-vjeçarit G. K.
Gjatë kontrollit të lokalit , shërbimet e Policisë gjetën 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në kërkim u shpall bashkëpunëtor E. K., 28 vjeç.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kashari””, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel