Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Vlorë njofton se ka nisur kontrollet në të gjitha vendet ku kanë ndaluar dhe kanë konsumuar ushqim turistët polakë, që janë nisur këtë të premte nga Shkodra drejt Karaburunit.

Gjetjet paraprake orientojnë te një lidhje e mundshme mes operatorit që ka shërbyer ushqim dhe kushteve klimaterike me temperatura të larta, thuhet në deklaratën e AKU Vlorë.

“DRAKU Vlorë po bashkëpunon me autoritetet vendore shëndetësore dhe agjencitë ligjzbatuese për udhëheqjen e një hetimi toksikologjik lidhur me çështjen. Objektivi ynë kryesor është përcaktimi i burimit dhe shkakut të kësaj incidence ushqimore që ka prekur pacientët.

Shëndeti dhe siguria e konsumatorëve janë rëndësia e posaçme e punës së AKU-së dhe për këtë po mbledhim informacionin e dobishëm për të evidentuar e identifikuar çdo gabim në protokollet e sigurisë ushqimore, për t’i adresuar siç ligji parashikon. Skuadra jonë po koordinohet me profesionistët e kujdesit shëndetësor në Spitalin Rajonal të Vlorës për t’u siguruar që pacientët të marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor”.

Në spitalin e Vlorës, po marrim trajtim mbi 20 prej turistëve, ndërsa dhjetëra të tjera paraqiten në gjendje më të mirë shëndetësore.

Drejtoresha e Spitalit të Vlorës, Bruna Mersini thotë se turistët janë të gjithë të moshave 14-15 vjeç dhe janë paraqitur me çrregullime gastrointensinale, por ende nuk dihen shkaqet e helmimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA