Gjobë nëse hidhni mbeturina nga makinat në lëvizje! Ja me sa ndëshkoheni
25/08/2023 15:33
Policia Rrugore Tiranë është e vendosur për ndëshkimin e të gjithë drejtuesve dhe pasagjerëve që hedhin sende nga mjetet në lëvizje.
Kjo shkelje dënohet me gjobë nga 2.500-10.000 lekë sipas nenit 15/1, germa i, të Kodit Rrugor.
Ky reagim vjen menjëherë pas shqetësimit të ditëve më parë të Kryeministrit Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet e tija sociale shkruante se, do të krijohet një paketë ndëshkimesh drastike ligjore për personat që hedhin mbeturina në rrugë. Rama theksonte se nuk do të lejohet se sjella e egër e një pakice të pacipë të dëmtojë Shqipërinë. Sipas tij ndëshkimet do të ishin drastike për “pleraxhinjtë”.
Top Channel