
03/03 18:13
Zyrtarët amerikan besojnë se përplasja e avionit që mendohet se ka vrarë Shefin e Ëagner, Yevgeny Prigozhin ishte shkaktuar qëllimisht nga një shpërthim.
Një vlerësim paraprak i inteligjencës amerikane zbuloi se avioni ishte rrëzuar qëllimisht, thanë zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë.
Një nga zyrtarët tha në mënyrë anonime për AP se shpërthimi ishte në përputhje me “historinë e gjatë të Vladimir Putinit të përpjekjes për të mbyllur gojën kritikëve të tij”.
Zyrtarët nuk dhanë detaje të mëtejshme se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Top Channel