Një 54-vjeçar është kapur në flagrancë në Korçë, teksa po transportonte me automjet 5 shtetas të huaj, kundrejt pagesës.
Ai u kap në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur Qafë Plloçë, me një automjet tip “Citroen”, ku u gjetën emigrantët, të cilët do të kalonin ilegalisht drejt vendeve të BE-së.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 17”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë, K. M., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel