Durrës/ Merrnin para nga qytetarët që parkonin automjetet në hapësira publike, një në pranga dhe një tjetër nën hetim
24/08/2023 13:57
Një 32-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është nën hetim pasi dyshohet se kanë marrë para nga qytetarët që parkonin automjetet në lagjet nr. 1 dhe nr 4 në Durrës.
Hapësirat në këto dy lagje janë caktuar nga Bashkia e Durrësit si vendparkime pa pagesë.
Silvan Hamzaj 32-vjeç është denoncuar nga një qytetar se ai përvetësonte para nga hapësira në lagjen nr 1. Ndërsa një 54-vjeçar N.P shfrytëzonte një hapësirë në lagjen nr 4, ku i merrte qytetarëve para për parkimin e automjeteve të tyre.
Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel