Vodhi me dhunë një banesë në Milot, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim, një tjetër në pranga

23/08/2023 10:35

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhjen e një banese me dhunë, është vënë në pranga.

Kapja e tij u bë e mundur në fshatin Mafsheq, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kurbimit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Në vitin 2022 32-vjeçari I. K, ka vjedhur me dhunë në një banesë në fshatin Vinjolle, Milot.

Gjithashtu, gjatë operacionit të koduar “Momenti”, u arrestua një 49-vjeçar P.Ç banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ka strehuar në banesën e tij, 32-vjeçarin në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA