Plani i Trumpit për dëbimet, cilët janë emigrantët që preken?!
19/12 12:51
Ukraina pretendon se më në fund ka arritur të bëjë një përparim në fshatin Robotyne, në rajonin jugor të Zaporizhzhia.
Ushtria e Kievit tha se ushtarët ukrainas kishin ngritur flamurin kombëtar në zonë, duke e konsideruar 23 gushtin një “ditë historike”.
“Ushtarët e Brigadës së 47-të të Mekanizuar të Veçantë vendosën flamurin e Ukrainës në fshatin Robotyne, në një nga destinacionet më të nxehta – Melitopol”, tha brigada.
Nuk është e qartë nëse i gjithë komuniteti është çliruar nga forcat ruse. Ukraina po kërkon të rimarrë qytetin strategjik jugor të Melitopolit, i cili është rreth 50 milje nga Robotyne.
Top Channel