Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi ka qëlluar me armë zjarri kallashnikovë drejt një banese fshatin Potom, duke iu rrezikuar jetën anëtarëve të një familje.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 20 gushtit, ku 34-vjeçari L. T. ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, drejt mureve të banesës së shtetasit S. H., 61 vjeç, për të kanosur anëtarët e familjes së tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që kishte me ta.
Arma e zjarrit kallashnikov me të cilën u qëllua, dhe 21 fishekë luftarak, u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel