Gjirokastër/ Po transportonte 22 emigrantë, 34-vjeçari përplas dy automjete dhe plagos një polic

22/08/2023 09:20

Një 34-vjeçar i cili po transportonte 22 emigrantë me fugon, gjatë tentativës për t’u larguar nga policia në mesnatë, ka aksidentuar dy automjete dhe dëmtoi një punonjës policie.

34-vjeçari A.H banues në Lushnje po transportonte me automjetin e tij fugon “Opel”, 22 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme kundrejt pagesës.

Në tentativë për të shmangur kapjen, shtetasi A. H. ka aksidentuar dy automjete që ndodheshin në rrugë, si dhe ka dëmtuar lehtë një punonjës policie që ishte në shërbim, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti fugon dhe 3 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA