​Studiuesja amerikane: Vuçiç i dëshiron vetëm paratë e BE-së, s’e do anëtarësimin

22/08/2023 09:19

Studiuesja amerikane, Ivana Stradner, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk e dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por paratë e tij.

Sipas saj, Vuçiç e do vetëm rrugën drejt BE-së pasiqë ka nevojë për para në mënyrë që të mbijetojë në politikë.

Këto komente Stradner i bëri në rrjetin social “X” ku ka bërë share shkrimin e kryetarës së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila kishte shkruar rreth takimit që kishte pasur në Athinë me Vuçiçin.

“Rruga në BE apo anëtarësim në BE?

Vuçiç dëshiron rrugën drejt BE-së, sepse ai ka nevojë për paratë tuaja për mbijetesën e tij politike.

Ai nuk dëshiron anëtarësimin në BE”, ka thënë Stradner.

Ndërsa der Leyen ka shkruar se me presidentin serb ka folur “për nevojën e angazhimit konstruktiv për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së”.

“Kam folur me presidentin Aleksandër Vuçiç për nevojën e angazhimit konstruktiv për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së. Integrimi më i ngushtë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është jetik, veçanërisht përballë luftës ruse kundër Ukrainës”, ka thënë der Leyen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA