Policia Kufitare ka bllokuar gjatë 24 orëve të fundit, nga Saranda në Vlorë, 18 mjete lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri.

Mjetet e bllokuara janë  13 Jet Ski, 4 gomone dhe 1 skaf, ndërsa shkeljet e konstatuara janë lundrim në zonë të ndaluar, mosregjistrim i pronësisë mbi mjetin lundrues dhe mungesë dokumentacioni në bord.

-Në Dhërmi, Palasë, Vlorë dhe Sarandë janë bllokuar 13 mjete lundruese Jet Ski. Njëri nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, si dhe me masën 20 000 lekë, për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues, ndërsa 12 drejtuesit e mjeteve të tjera u ndëshkuan secili me masën 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.

-Në Dhërmi, Palasë, Radhimë dhe Vlorë janë bllokuar 4 mjete lundruese gomone dhe 1 mjet lundrues skaf. Drejtuesi i njërës prej gomoneve është ndëshkuar me masën 100 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, ndërsa drejtuesit e 3 gomoneve të tjera dhe drejtuesi i skafit janë ndëshkuar secili me nga 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.

Në vijim të punës për kontrollin e mjeteve lundruese, përgjatë gjithë vijës bregdetare, liqenore dhe lumore, dhe në zbatim të porosive të fundit të dhëna nga ministri i Brendshëm, për rritje të vigjilencës, me qëllim ndërhyrjen në kohë për të bllokuar mjetet lundruese që rrezikojnë jetën e pushuesve duke lundruar afër ose brenda perimetrit të sigurisë, si dhe për të reaguar në kohë ndaj kërkesave për ndihmë që bëjnë turistët dhe pushuesit, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit, kanë intensifikuar monitorimet në vijën bregdetare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA